Bastisje në Shkup, u gjet marihuanë dhe vaj hashashi

Shpërndaje

Sot (29.06.2023), zyrtarë policorë nga Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave në Shkup, në koordinim me Njësinë për trafikim të narkotikëve pranë Departamentit të Policisë Kriminale, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore, kanë kryer bastisje në shtëpinë e S.D. 38 nga Shkupi.

Gjatë kontrollit u gjet edhe marihuanë, vaj hashashi dhe një peshore digjitale. S.D. i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë kontrollit, është thirrur për intervistim zyrtar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.