Behgjet Pacolli: Rama shumë i rëndësishëm në rajon, kemi nevojë për të në Kosovë

Shpërndaje

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në “Now me Erla Mëhillin” se Edi Rama ka një rol shumë të rëndësishëm në rajon.

Ai u shpreh se kanë nevojë për të në Kosovë, ndërsa sqaroi se me kryeministrin e lidh një miqësi e pastër pa interesa.

“Unë shpresoj se s’do të më kuptoni gabim. Duhet ta dini se nuk kam asnjë interes me zotin Rama, as ekonomik, as politik, jemi miq, na lidh një miqësi e painteres asnjëherë. Asnjëherë nuk kam kërkuar asnjë favor nga zoti Rama, por diçka është e sigurt. Duam apo nuk duam zoti Rama është një faktor i rëndësishëm në rajon, pamë një shkrim fantastik që bëri dhe The Economics. Ne kemi nevojë çdo ditë e më shumë për njerëz si zoti Rama dhe ai e gëzon respektin tim,” – u shpreh Pacolli.

“Dashtë Zoti që Rama edhe më tej të jetë faktor,” – shtoi ai.