Bilanci i sulmeve të milicisë fashiste

Shpërndaje

Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat.

Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore.

Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste.

Më poshtë, bilanci i deritanishëm:

21 sulme ndaj mediave/gazetarëve
6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës
30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri
2 qytetarë të rrahur brutalisht
2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës
7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës