Deputetja italiane shfaqet në Kuvend duke e ushqyer foshnjën me gji

Shpërndaje

Gilda Sportiello është deputetja e parë italiane që hyn në Dhomën e Montecitorio dhe merr pjesë në një votim teksa mban dhe ushqen me gji djalin e saj të porsalindur.

Giorgio Mulé, nënkryetari i seancës në një njoftim zyrtar u shpreh: “Në këtë seancë është në dhomë edhe një Federico i vogël, djali i koleges time Sportiello. Urimet më të mira për të dhe për Federico-n për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse për herë të parë një grua deputete lejohet të ushqehet me gji në dhomë. Një mesazh i qartë për vendin: në asnjë vend pune dhe asnjë grua nuk duhet të pengohet ta bëjë këtë.

Të gjitha nënat që punojnë duhet të jenë në gjendje të ushqejnë me gji dhe nuk duhet të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen me gji për t’u rikthyer në punë. Iniciativa u mirëprit, shpresoj që të gjitha propozimet që po bëjmë për përmirësimin e pajtimit ndërmjet amësisë dhe punës të mirëpriten me të njëjtin entuziazëm,”-u shpreh deputeja jashtë seancës.

Bordi i Rregulloreve në Parlamentin italian lejon prej nëntorit të vitit 2022 që nënat deputete në Itali të ushqejnë me gji fëmijët e tyre deri në moshën një vjeç, gjatë seancave parlamentare.