Mbi 1200 nënshkrime për gjysëm dite, interesim i shtuar për anëtarësim në ASh

Shpërndaje

Mbi 1200 nënshkrime për gjysëm dite, interesim i shtuar për anëtarësim në ASh
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Në përputhje me Ligjin për Partitë Politike, dje skadoi afati për grumbullimin e 1000 nënshkrimeve për regjistrimin e partive politike. Duam të njoftojmë opinionin se këtë aksion, Aleanca për Shqiptarët e ka kryer me sukses dhe në afat kohor rekord. Për më pak se gjysmë dite, në të gjitha degët në mbarë vendin janë grumbulluar mbi 1200 nënshkrime.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin se në rrjedhë është edhe anëtarësimi i anëtarëve të rinj, për çka vërehet një interesim tejet i madh në të gjitha zonat nga Likova deri në Manastir.
Falënderojmë të gjithë anëtarët të cilët kontribuan në këtë proces dhe poashtu ju urojmë mirëseardhje anëtarëve të rinj, të cilët i besojnë Aleancës për Shqiptarët si shpresë e vetme në skenën politike në vend. Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e zotimeve tona dhe pritjeve të anëtarëve dhe mbarë qytetarëve.