Ministri Aliu takon Majlinda Bregun, BE rruga e vetme e dy vendeve tona

Shpërndaje

Ministri i administratës dhe shoqërisë informatike Azir Aliu nëpërmjet një postimi në rjetet sociale ka njoftuar për takimin e realizuar sot me Majlinda Bregu me të cilën diskutuan për teknologjinë dhe transformimin digjital.

Aliu: Sot në kuadër të #PrespaForumDialogue, në Strugë hapa panel sesionin “Transformimi digjital i ndërlidh: perspektivat për ndërtimin e partneriteteve në Ballkanin Perëndimor”.

Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektoret, në të gjithë aspektet e jetës sonë.

Prandaj është thelbësore të ndërmarrim hapa konkret për të përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet e rajonit. Krijimi i një tregu të përbashkët digjital përmes teknologjisë së avancuar hap derën për një mori mundësish në sektorë tjerë kyç si infrastruktura apo dhe arsimi.

Vlerësojmë nisjen e dialogut rregullator midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor, i fokusuar në reformat prioritare legjislative, në përputhje me objektivat e transformimit digjital dhe të gjelbër.

Revolucioni digjital është një realitet,por gjithashtu dhe një punë në progres.

Digjitalizimi i sistemeve tona,shërbimeve publike dhe infrastruktura ka dhe disavantazhet e veta, veçanërisht nga sulmet kibernetike.Prandaj ne duhet të punojmë fortë për të ndërmarrë aktivitete për të përmirësuar kooperimin për sigurinë kibernetike brenda rajonit duke ritur mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe duke rritur sigurinë e sistemeve tona digjitale dhe rrjeteve tona.

Ne si ministri jemi në proces të krijimit të Agjencisë Digjitale i cili do të shërbejë si një katalizator në rrugëtimin tonë digjital dhe do të fokusohet në katër shtylla: Siguria kibernetike, IT Infrastruktura, zgjidhjet softuerike, akademitë dhe trajnimet.