Nëna e 2-vjeçarit palestinez të vrarë nga forcat izraelite: Djali im Muhamedi shkoi si dëshmor

Shpërndaje

Merve Tamimi, nëna e fëmijës 2-vjeçar palestinez, i cili ndërroi jetë në spital pasi u plagos nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha: “Unë dua që vrasësit të sillen para drejtësisë përmes një hetimi ndërkombëtar”.

Ushtarët izraelitë më 1 qershor bastisën vendbanimin Nebi Salih dhe mbyllën hyrjet dhe daljet në zonë, duke pretenduar se nga aty u gjuajt drejt Neveh Tzuf, një vendbanim ilegal hebre në Bregun Perëndimor.

Gjatë bastisjes, 2-vjeçari Muhammed u plagos në kokë ndërsa babai i tij Heytham Tamimi u plagos në shpatull si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Foshnja e plagosur rëndë ndërroi jetë më 5 qershor në spitalin Sheba Tel HaShomer, ku u dërgua me helikopter nga forcat izraelite.

Merve Tamimi, nëna e 2-vjeçarit Muhammed, i cili humbi jetën si pasojë e plumbave të ushtarëve izraelitë dha deklaratë për Anadolu pasi varrosi djalin e saj.

“Ai erdhi herët dhe iku herët”

Duke theksuar se djali i saj ka lindur herët, nëna e pikëlluar tha: “Muhamedi lindi 8 muajsh, një muaj ishte në inkubator, erdhi herët dhe ikja e tij ishte herët. Ndërroi jetë në moshën 2 vjet e gjysmë”.

Gjatë varrimit, Tamimi tha: “Djali im Muhamedi shkoi i shtypur dhe dëshmor. Prandaj, ai është krenari për mua”.

Duke e përshkruar xhenazen e djalit të saj si “një dasmë të mbushur me njerëz”, nëna palestineze tha: “Muhamedi ishte i dashur nga të gjithë edhe pse ishte shumë i vogël. Ai shquhej si një djalë i zgjuar në fshat”.

“Dua që kriminelët të dalin para drejtësisë”

Nëna e pikëlluar nënvizoi se nuk i besonte hetimit që do të kryente ushtria izraelite në lidhje me vrasjen e djalit të saj të vogël dhe tha: “Dua që vrasësit të dalin para drejtësisë me një hetim ndërkombëtar”.

Tamimi, nën foton që ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook për djalin e saj 2-vjeçar, të cilin e humbi nga plumbat e ushtarëve izraelitë tha: “Nëna ime! Bekuar qoftë martirizimi yt”.

“Nëse fëmija i vrarë do të ishte izraelit, do të plaste kijameti”

Babai i foshnjës, Heythem Tamimi kishte thënë më herët për Anadolu se ushtria izraelite ishte përgjegjëse për vdekjen e djalit të tij.

Tamimi, e cila mohoi deklaratën e ushtrisë izraelite se “hapi zjarr ndaj personave të armatosur në qytetin Nabi Salih ai më tej tha:

“Akuzat se disa persona të armatosur palestinezë hapën zjarr në drejtim të vendbanimit hebre dhe se ushtria izraelite u hakmor nuk janë të vërteta. Ne nuk dëgjuam asnjë të shtënë më parë. Së pari, ushtarët izraelitë hapën zjarr në shtëpinë time. Ndërsa po dilnim nga shtëpia jonë për të vizituar një të afërm, na qëlluan kur hipëm në automjetin tonë dhe ndodhi kjo. Unë u përpoqa ta drejtoja automjetin në drejtim të kundërt, por qëlluan për së dyti”, tha ai.

Duke deklaruar se një ambulancë u thirr pasi ushtarët izraelitë pritën për një kohë ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga qyteti, Heythem Tamimi tha: “Nëse fëmija i vrarë do të ishte izraelit, do të plaste kijameti”.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite lidhur me këtë temë thuhet se “disa individë të armatosur palestinezë hapën zjarr në drejtim të vendbanimit ilegal hebre Neveh Tzuf afër vendbanimit Nabi Saleh dhe ushtarët izraelitë në afërsi iu përgjigjën me zjarr këtyre palestinezëve”.

Në deklaratë thuhet se ushtarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e sulmuesve ndërsa nga plumbat e ushtarëve izraelitë janë plagosur një foshnjë palestineze 2-vjeçare dhe babai i tij dhe thuhet se foshnja e plagosur rëndë u transferua me helikopter në spitalin Sheba Tel HaShomer në Izrael nga forcat izraelite dhe babai i tij u trajtua në anën palestineze.

Në deklaratë thuhet se ushtrisë “i vjen keq” për lëndimet e civilëve dhe ka punuar për të parandaluar incidente të tilla.

Përveç autoriteteve palestineze, për vrasjen e 2-vjeçarit Mohammed Tamimi reaguan gjithashtu Liga Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) të cilat kërkuan hetim ndërkombëtar për incidentin.