Rritet paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Paga mesatare neto në muajin prill arrin 36.134 denarë dhe është rritur për 14.6 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash e rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë
financiare dhe sigurimit (28.1%), Shërbime administrative dhe ndihmëse (21.7%) dhe Objekte për akomodim dhe shërbim ushqimor (17.8%).

Rritje e pagës mesatare mujore krahasuar me muajin paraprak është edhe në sektorët: Veprimtari financiare
dhe sigurimit (14.7%), Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (13.2%) dhe Shërbime administrative dhe ndihmëse (12.5%).

Paga mesatare mujore bruto arrin 54 177 denarë.