SHBA shpall non grata kryetarin i Komunës së Strugës, Ramiz Merkon

Shpërndaje

Departament Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës.

Washingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak “të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”.

Në njoftimin e DASH thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim “dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit”.

“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Lajmi origjinal: https://www.state.gov/designation-of-ramiz-merko-north-macedonia-for-significant-corruption/?fbclid=IwAR3UnB_YhwL5CaE3TW6eVrazwQamBq1pmXfJMiYiFi3xtQjB1g0db0Meg-c