MaqedoniTop Lajme

Tërmet politik në Maqedoninë e Veriut: BDI gati të lërë qeverinë për ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

“Mbajmë premtimin për të mos penguar rrugën drejt BE”

Partia Bashkimi Demokratik për Intergrim bie dakord që të mbështesë qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe pa qenë pjesë e saj nëse kjo do të ndihmojë në miratimin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugën integrimit në BE. Në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, u ra dakord që të pranohen kërkesat e opozitës për daljen e BDI-së nga qeveria.

“Jemi të gatshëm të mbështesim Qeverinë ku nuk do të jetë BDI-ja, nëse kjo do të mundësojë që para formimit të kësaj qeverie të kemi ndryshimet kushtetuese që do të hyjnë në fuqi”

Bujar Osmani tha në emër të BDI-së se 20 vitet e fundit kjo forcë ka punuar për integrimin e vendit në BE.

“Ne sot i rrijmë karshi këtij premtimi para njerëzve dhe jemi të gatshëm të marrim cfarëdo vendimi që të mundësojmë që ndryshimet kushtetuese të hapin rrugën e pakthim drejt BE-së”

Pak ditë më pare, kreu i partisë më të madhe të opozitës, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kërkoi në takimin me Kryeministrin Kovaçevski krijimin e një qeverie kalimtare pa BDI-në, nxjerrjen e saj nga të gjitha postet ndërsa ndryshime kushtetuese për p-ërfshirjen e bullgarëve të hynin në fuqi në ditën kur Maqedonia të anëtarësohet në BE.