RajoniTop Lajme

Tre policët e kidnapuar dalin sot para gjykatës në Serbi

Shpërndaje

Tre policët të cilët u kidnapuan në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 09:00.

Më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Ata u kidnapuan nga xhandarmëria në fshatin Bare të Leposaviqit, në zonën e thellë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithë faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre, por, Serbia ende nuk ka vendosur për diçka të tillë.