Me 230 kilometra në orë – shoferi godet kabinën e pagesës në Kroaci (Video)

Shpërndaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën A2 rreth orës 05:40 në vendkalimin e pagesës në drejtim të Zapresicit në Kroaci.

Shoferi i Audi-s ka goditur kabinën e pagesës duke mbetur i vdekur në vend.

Për shkak të aksidentit një pjesë e stacionit është mbyllur dhe qarkullimi është i ngadaltë.

21 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë me veturën e tij në shpejtësi 230 km në orë.