UT: Procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht
E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar.
Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik.
Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi.
Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar.
Me respekt,
Komisioni Universitar i Zgjedhjeve