Të shtëna me armë në Haraçinë, policia bllokon rrugën!

Shpërndaje

Sot ka pasur të shtëna me armë në fshatin Haraçinë të Shkupit, shkruan TV21. Jozyrtarisht mësohet se ka të plagosur. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkaq, mësohet se është plagosur një 39-vjeçar me iniciale E.S., i cili është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“E.S. 39 është sjell në Shën Naumi i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali për TV21.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike.

Njoftimi nga Policia:

Sot (1 Prill 2024) në orën 13:25. SPB Shkup njoftoi se në hyrje të fshatit, një burrë nga Haraçina ka qëlluar me automatik në drejtim të kryetarit të Komunës R.I., i cili ishte së bashku me disa persona të tjerë. Dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodheshin me kryebashkiakun. Kryebashkiaku nuk ka pësuar lëndime dhe nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se ka mbetur i plagosur një punonjës policie. SPB Shkup merr masa për zbardhjen e rastit.