Babai i 46-vjeçarit të mbytur në Gramsh: Na thanë s’vonohemi shumë

Shpërndaje

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Babai i 46-vjeçarit, Arben Zogu të mbytur sot në liqenin e Gramshit dha një deklaratë për mediat pas gjetjes së katër trupave të mbytur.

Në këtë tragjedi ai humbi dhe dy nipërit e tij gjithashtu, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Zotëria tha se i kishin lajmëruar që do të vonoheshin jo më shumë se një orë dhe do të shkonin në liqen.

“U nisën në orën 3, në orën 5 i merrnim në telefon dhe s’na dilnin. Nuk di ç’të them më tepër,” – u shpreh babai i Zogut.