Bejta: Ali Ahmeti është lideri im, me Izet Mexhitin kemi ndarë rrugët! (Video)

Shpërndaje

Nevzat Bejta thotë do të vazhdojë aktivitetet e tij brenda Bashkimit Demokratik për Intregim. Ai në një intërvistë për gazetën LAJM, sqaron përse i ndanë rrugët me Izet Mexhitin dhe thotë se nuk do t’i bashkangjitet lëvizjes së tij poltike. Bejta, në intervistë flet edhe për raportet me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin.

“Grupi i zjarrit” nuk është shpërbërë por erdhi deri te ndarja e mendimeve ndryshe. Brenda grupit ne gjithmonë në aktivitet tona i kemi bërë për të mirën e Bashkimi Demokratik për Integrim dhe asnjëherë nuk kemi thënë në pronocimet tona se nuk jemi anëtar të Bashkimit Demokratik për Integrim, por kemi dhënë vërejtjet për ca anëtarë të BDI-së dhe askund ne nuk e kemi kritikuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne nuk kemi qenë për ta dobësuar BDI-në”, tha mes tjerash, Nevzad Bejta në intervistën e tij për gazetën LAJM.