MaqedoniTop Lajme

LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë dhe udhëheq parti kriminale

Shpërndaje

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se rasti me përmendoret e Shkupi 2014 tregon edhe një herë se OBRM-PDUKM nuk është asgjë tjetër përveç se një parti kriminale.

“Gruevski, Zoran Stavreski, Elizabeta Kançevska Milevska, Violeta Alarova, Vladimir Todoriviq janë disa nga personat të cilët akuzohet në “Feniks”. Këto persona përmes projektit kriminal Shkupi 2014, kanë larë rreth 16 milionë euro për përmendoret e personaliteteve historike”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se patriotizmi i OBRM-PDUKM-së dëshmohet përmes pasurimit joligjor përmes përmendoreve të Goce Dellçevot, Lekës së Madh, mbretit Samoil dhe përmendoreve të tjera.

“Në radhët e OBRM-PDUKM-së ende ka deputetë të akuzuar si Igor Janushevi dhe Milloshoski. I rrethuar me figura kriminale dhe persona të dënuar, duke qëndruar në pronën e fituar në mënyrë kriminale, Mickoski duhet të japë dorëheqje nga pozita e kreut të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së