DASH: RMV-ja patjetër ta kufizojë implikimin e politikës në gjyqësor!

Shpërndaje

SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar dhe çrrënjosjen e korrupsionit – kanë thënë nga press-shërbimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në pyetjen e Zërit të Amerikës nëse SHBA-të janë në mesin e pesë vendeve që kanë siguruar ndihmë ndërkombëtare juridike për të grumbulluar dëshmitë në hetimet për “Shkupi 2014”.

“Lufta kundër korrupsionit të Ballkanin Perëndimor përbën prioritetin kryesor të administratës së Presidentit Biden. Liderët e RMV-së patjetër të tregojnë rezultate të fuqishme e të kapshme në luftën kundër korrupsionit përmes përforcimit të pavarësisë institucionale dhe kufizimin e implikimit të politikës në gjyqësor, që përbën rëndësinë thelbësore për realizimin e qëllimeve për aderimin në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeverinë”, thonë nga DASH.

PTHP-ja, të premten, njoftoi se është duke zbatuar procedurë hetimore kundër 15 personavave fizik dhe 7 juridik për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe larje parash, për 11 përmendoret, ku pretendohet se janë keqpërdorur 16 milionë euro.

Sipas informatave zyrtare të Prokurorisë, vepra penale është kryer gjatë viteve 2007 – 2013.

SHBA-të kohë më parë e vendosën në “listë të zezë” Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për implikimin e tij në korrupsion, kurse vitin e kaluar në mënyrë të njëjtë sanksionuan edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-Shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov.