Petkov: Maqedonisë së Veriut për në BE i duhen 10 vite, ndërsa BE duhet të jetë garanci për të drejtat e bullgarëve

Shpërndaje

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov u shpreh se ka persona që tentojnë që t’i lëkundin marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Qeveria jonë nuk do të ndikohet ndaj këtyre provokimeve që po ndodhin nga të dyja anët. Ne kemi një qëllim të përbashkët që Maqedonia e Veriut të jetë vend evropian, fqinj i mirë.

Bashkërisht mund të krijojmë rritje ekonomike dhe të gjitha thirrjet nacionaliste dhe provokimet duhet t’i ionjorojmë për të shkuar para”, u shpreh Petkovv.

Sipas tij, garanci për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni mund të sigurohet vetëm përmes procesit të integrimit evropian, kurse Maqedonisë i duhen minimum 10 vite për anëtarësim.

“Garancia për të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të sigurohet përmes procesit evropian. Në fakt, nëse vendosim marrëveshjen evropiane nuk do të mbrojë vetëm bullgaria të drejtat e bullgarëve, por marrëveshja e arritur me BE-në. Maqedonisë i duhen minimum 10 vite për anëtarësim”, u shpreh Petkov duke sqaruar se ka shumë kapituj në procesin e anëtarësimit.