Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Shpërndaje

Lufta po shkon gradualisht “në territorin e Rusisë, në qendrat e saj kulturore dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukraianas deklaroi gjithashtu se “Ukraina po bëhet gjithnjë e më e fortë”.

Rusia njoftoi të dielën në mëngjes se kishte zmbrapsur dy sulme të veçanta ukrainase me dron gjatë natës.

Qëllimi i njërit prej tyre ishte gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe tjetri Moska.

Në kryeqytetin rus, aeroporti ndërkombëtar i të cilit u mbyll për pak kohë, dy kulla në zonën kryesore të biznesit të qytetit u dëmtuan lehtë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë morën pjesë në sulmin ndaj Moskës, njëri prej të cilëve u rrëzua dhe dy të tjerët u “neutralizuan nga lufta elektronike”.