Rama takon Erdoganin gjatë samitit të NATO-s në Lituani, diskutojnë për veriun e Kosovës

Shpërndaje

Gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnus të Lituanisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe situata në veriun e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar ai, teksa ka publikuar foto nga takimi.