Sonte aksioni humanitar në Gostivar në ndihmë të Emet Karpuzi Shabani

Shpërndaje

Emet Karpuzi Shabani 25 vjecare nga Gostivari ka nevojë për ndihmën tonë. Ajo është diagnostifikuar për herë të tretë me sëmundjen e kancerit. Para 2 vite është operuar me diagnozë të kancerit në gjunjë.

Pas dy vitesh, në muajn Prill i është kthyer kanceri për herë të dytë në fyt me karcinom skuamoze. Është operuar dhe një muaj pas operimit i është kthyer përsëri.

Përshkak të kancerit, gruaja shtatëzëne është obliguar të kry operacionin Cessarian për lindjen e bebës . Tash bebja i ka vetëm 1 muaj.

Pas operimit ka filluar me RadioTherapi dhe deri tash terapia nuk ka pasur efekt. Bëhet fjalë për metastazë të qujtur Carotid Arterial Tumor dhe Parotis Tumor.

Gruaja aktualisht jeton ne Gjermani po mjeket Gjerman në spitalin Heidelberg i kanë thënë që nuk dijnë se cfarë të bëjnë pasi shërim nuk shohin. Tani ia kanë ndaluar edhe terapinë.

Për të vijuar mjekimin në spital tjetër ajo ka nevojë për ndihmën tuaj. Ju lutemi ta ndihmoni për ta mbajtur në jetë bashkë me djalin e saj që tani ka vetëm 1 muaj.

Aktualisht në Gofundme janë grumbulluar 69,628 euro kurse të nevojshme janë 110.000 euro. Flaka

Kontakti me familjarët: 389 070 661 441

Ndihmat në Gofundme: Link – https://www.gofundme.com/f/vajza-25-vjecare-po-vuan-nga-kanceri?fbclid=IwAR1hfvL6dj3rcS8jveVitLafW6Yq29DNnkRRMBUsWPAc5USMKkUuBgtDgEE