Temperatura deri në 40 gradë Celsius në Maqedoni, ja disa rekomandime se si duhet të veproni gjatë motit të nxehtë

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut këto ditë është përfshirë me valë të nxehtë me temperatura edhe mbi 40 gradë Celsius, me UV indeks 10. Veçanërisht nxehtë, sipas parashikimit të DPHM-së, do të jetë të enjten dhe të premten, kur do të jetë aktiv niveli i portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Mjekët rekomandojnë të shmanget dalja jashtë në periudhën prej orës 10 deri ora 17, punët e domosdoshme qytetarët t’i kryejnë para orës 10 ose pas orës 17 dhe të respektohen rekomandimet e Qendrës për Shëndet Publik.

Në periudhën më të ngrohtë të ditës të shmangen aktivitete të mundimshme fizike, duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitetet rekreative, të qëndrohet në hapësira të mbyllura të klimatizuara, me dritare dhe perde të mbyllura gjatë ditës. Dritaret të hapen në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.

Gjatë qëndrimit në hapësirë të hapur, të shmanget shfaqja e drejtpërdrejtë në diell, me pushime të shpeshta nën hije.

Kur bëhet fjalë për veshmbathje, të vishen rroba të ndritshme dhe të lehta, të mbahen syze mbrojtëse dhe kapelë.

Rekomandohet konsumimi i sasisë së madhe të pijeve, më së miri ujë, munden edhe pije të mineralizuara joalkoolike, ndërsa të shmanget konsumimi i pijeve alkoolike dhe ato që përmbajnë kafeinë, si dhe pije ekstremisht të ftohta.