Rajoni

Aeroporti i Tiranës: Qytetarët nga sot deri më 10 shtator, të paraqiten tre orë përpara udhëtimit

Shpërndaje

Tirana International Airport (TIA) informoi sot, se qytetarët që do të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke nisur nga sot e deri më 10 shtator, duhet të paraqiten 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes, për të bërë check-in.

Në një njoftim të saj TIA, thekson se, “ky përditësim në lidhje me procesin e checkin, bëhet për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe”.

TIA njofton qytetarët të marrin parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

“Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet”, thuhet në njoftimin e TIA-s.