Mehaj me lëvdata për ushtarët e FSK-së pas dorëheqjes: Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt

Shpërndaje

Pas lirimit nga detyra, ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim përshëndetës me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj tha se ata janë djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Kosova, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika. Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, Mehaj, i cili dha dorëheqje nga pozita për arsye familjare, shtoi se këta ushtarë janë aq të përgatitur saqë “mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë”.

“Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt”.

Kujtojmë se në pozitën e ministrit, kryeministri Kurti ka emëruar Ejup Maqedoncin. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë: