Arsovska, nismë për rikthimin e përmendores së Andon Qosetos

Shpërndaje

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska riaktualizon kërkesën për përmendoren e revolucionarit kontrovers maqedonas Andon Llazov Qoseto. Arsovska ka dorëzuar nismën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për vendosjen e serishme të përmendores së Qosetos në një lokacion tjetër, përkatësisht mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe “Bellasica”. Në një arsyetim me shkrim nga Qyteti i Shkupit thonë se bëhet fjalë për figurë të rëndësishme historike dhe një ndër revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, përmendorja e të cilët sipas komunikatës u hoq në mënyrë tinëzare nga udhëheqja e mëparshme.

Arsovska thotë se nuk do të lejojë që përmendorja e Qosetos të ndryshket dhe kërkon që nisma sa më shpejtë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Përmendorja e Qosetos u hoq nga afërsia e kompleksit të Gjykatave me urdhër të Inspektoriatit të Ndërtimit të Komunës Qendër 5 vite më pare, pas konstatitimit të shkeljeve të shumta ligjore. Kohë më parë Arsovska bëri përpjekje që përmendorja të kthehet në vendin e njëjtë duke dorëzuar kërkesë në komunën Qendër. /alsat.mk