Bilall Kasami thirret në gjykatë (Dokument)

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës, njëherit kryetar i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot ka marrë ftesë për marrje në pyetje nga ana e Gjykatës Themelore në Tetovë, për arsye të 11 gushtit, ditës së pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë.

Njoftimi nga Kasami:
“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, shkruan Kasami.