Eurodeputeti bullgar: Pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia e Veriut rrezikon të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së

Shpërndaje

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk u shpreh se pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia e Veriut rrezikon të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në intervistën e tij për BGNES, përcjell Telegrafi, ai shprehet se Maqedonia nuk do të ketë kushte të reja dhe se vendi rrezikon të mbetet në grupin me vendet që kanë çështje të hapura bilaterale si Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Shqipëria do të vazhdojë dhe do të përfshihet me ato shtete që kanë rrugë të qartë, përkatësisht në këtë grup janë Shqipëria, Mali i Zi, dhe në anën tjetër Maqedonia e Veriut do të mbetet me Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Askush nuk do të vendosë ksuhte të reja, këto janë kushtet dhe dy vendet tashmë janë pajtuar, si Bullgaria ashtu edhe Maqedonia”, u shpreh ai.

Reklama
Ai shtoi se këto marrëveshje mes dy vendeve duhet të përmbushen, dhe se ky rrezik është real dhe nuk duhet të merret si kërcënim.