MaqedoniTop Lajme

Lloga: SHBA dëshiron të na shohë në BE

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Ministria e Drejtësisë pasditen e sotme. Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për ecurinë e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe janë të një rëndësie gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit”, thuhet në kumtesë.

Është vlerësuar se çdo rezultat tjetër i mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është me interes shtetëror dhe strategjik.

“Për këtë arsye ka një marrëveshje të përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvend të jetë i orientuar drejt shtetit, në drejtim të integrimit dhe jo të izolimit”, thekson Ministria e Drejtësisë.