Lirohet Alil Demiri, nuk do të ekstradohet në Maqedoni

Shpërndaje

Është liruar Alil Demiri, i cili dje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argumenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”. “Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.