Takimi me Escobar/ Grubi: Me ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut bën hapin vendimtar drejt BE

Shpërndaje

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është pritur sot për vizitë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministra të tjerë

Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se SHBA-të gjithmonë kanë treguar përkrahje ndaj RMV-së, prandaj dhe vizita e Escobar, erdhi në momentit kyç kur vendin e pret procesi i ndryshimeve kushtetuese.

Statusi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren znj. Angela Aggeler.Vizita e tij në çastet kruciale kur vendi duhet të bëjë hapin vendimtar drejt Bashkimit Europian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese është mbështetje dhe garancë e vitalitetit të këtij procesi që nuk synon të dëmtojë vlerat identitare të askujt.Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për miqësinë dhe përkrahjen e çdo procesi progresiv demokratik.