LSDM: Mickoski dëshiron ta largojë vendin nga BE edhe për 11 vjet

Shpërndaje

Nga LSDM pas seancës së djeshme për votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese, thonë se kreu i VMRo-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dëshiron ta largojë vendin nga BE edhe për 11 vjet. Nga kjo parti thonë se do të vijojnë luftën për të zhbllokuar procesin eurointegrues të vendit.m

“Hristijan Mickovski konfirmoi se është kundër BE-së dhe dëshiron të bllokojë të ardhmen evropiane të vendit. Mickoski dëshiron ta tërhqeë vendin dhe popullin edhe për 11 vjet jashtë BE-së, në izolim. I gjithë rajoni duhet të përparojë dhe Maqedonia të jetë jashtë BE-së, e vetmuar dhe e izoluar. Anëtarësimi në BE nuk është një lojë politike. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për përmbushjen e një objektivi strategjik dhe interesit suprem kombëtar”, thonë nga LSDM.