Taravari: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, ASH do ta shqyrtojë pozicionimin e saj

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se si parti gjithmonë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë, përcjell TV21. Taravari thotë se në rast se nuk votohen ndryshimet kushtetuese, do të shqyrtojnë pozicionimin si parti.

“Gjithashtu tash e kemi thënë se pa marrë parasysh a jemi në pozitë apo opozitë, do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese, por gjithashtu moti kemi thënë se në qoftë se nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, do të hapet “kutia e pendores” në Maqedoni. Nëse jo, edhe ne si parti politike normalisht do të dalim me qëndrime të cilat do t’i shohim dhe do ta shqyrtojmë pozicionimin tonë për tutje se si e vazhdojmë qëndrimin tonë në drejtim të asaj se si duhet të organizohemi”, tha Taravari./tv21.tv