Arsenali i armëve që u gjet në Banjskë të Zveçanit (Foto)

Shpërndaje

Armatim i rëndë, automjete e pajisje të shumta ushtarake, ka kapur Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas aksionit të së dielës.

Të gjitha janë prezantuar nga Policia të hënën. Është thënë se kanë qenë mbi 20 vetura e mbi 100 uniforma ushtarake. Ka pasur granata dore, zolla të mbushura e eksplozivë.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.