Grubi: Me ndryshimet në Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia, tha se me Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme.

“Propozim ligji për Ndryshimin e Kodit Penal erdhi me flamur europian, isha dhe unë present ndërsa u udhëhoq nga kryeministri. Me Kodin Penal bëhet zgjerim më i madh i hapësirës për sekuestrim të pasurisë së paligjshme, që është fituar përmes korrupsionit, është në përputhje me ligjet europiane dhe nuk ka asgjë për tu debatuar. Më shumë po diskutohet për nenin 353, nen i vendosur dikur për të pasur frikësime e presione i vendosur nga një ish-ministër. Më mirë të kemi dënime më të vogla dhe efektive, me sekuestrim pasurie, se sa të gjata dhe pa asnjë efekt”, deklaroi Grubi.