Ligji që propozon Lloga amniston edhe Fejzi dhe Haki Azirin e rastit Monstra

Shpërndaje

Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për ndihmë në lëndën “Monstra”, një rast e dyshuar si i montuar, mund të amnistohen nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministri Krenar Lloga, kalon në Kuvend. Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi.

Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit. Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg për ndihmë pas vrasjen e 4 djemve dhe një personi tjetër te liqeni i Smilkovës në periferi të