Mexhiti për onkologjinë: Një infermiere u zu duke vjedhur u kthye në punë nga gjyqësori!

Shpërndaje

Në Klinikën e Onkologjisë, një motër medicinale ishte zënë duke vjedhur terapi, por pas përjashtimit fillestar, sipas ministrit Fatmir Mexhiti, organet e gjyqësisë dhe prokurorisë e kishin kthyer përsëri në punë dhe ajo përsëri ishte zënë duke vjedhur, pas çka ishte larguar nga puna.

Më tej, për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Mexhiti u shpreh se është i nevojshëm hetim i plotë dhe i pavarur dhe se askush nuk guxon t’i mbrojë fajtorët dhe ta manipulojë hetimin.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Ka një motër medicinale e cila ka qenë e larguar në vitin 2020 për të njejtin rast, ka qenë rasti i paraqitur në polici. Organet e hetuesis dhe gjyqësisë e kanë kthyer këtë motër prapë në punë. Nga ana e drejtoreshës është vepruar në atë kohë dhe ajo motër prej në shkurt të vitit 2023 para se të vi unë si ministër i Shëndetësisë, ajo motër, pasi është mbajtur Komision Disciplinor është larguar në ato momente nga puna derisa tërheqja e kësaj punë në mënyrë zyrtare është bërë më 25 maj 2023. Por, vlen të theksoj se prej shkurti 2023 derisa ka zgjatur procesi, ajo më nuk ka shkelur në Klinikë të Onkologjisë”.

Drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë deklaroi se po bashkëpunojnë me institucionet për gjetjen e fajtorëve dhe u shpreh se ajo ka pasur dyshimet e saja më herët por nuk ka mundur të reagoj.

Violeta Klisarovska, drejtoresh e Klinikës së Onkologjisë

“Kemi pasur dyshime, por nuk kemi mundur në atë mënyrë askënd ta gjykojmë. Unë e kam pasur atë parasysh dhe që nga dita e parë fillova më kthjellët ta ndjekë situatën …Shumë shpejtë pas emërimit tim më 28 shkurt personi medicinal, është munduar përsëri të kryej vjedhje, me fakt menjëherë, jo nga ne nga institucione kompetente, është larguar nga puna institucioni jonë. Ajo më nuk ka shkelur në Klinikën tonë”.

Ministri Mexhiti dhe drejtoresha Klisarovska u shprehën që në këto gjashtë muaj terapia për pacientët është e sigurt dhe nuk ka asnjë manipulim me të.

Emine Ismaili /SHENJA/