MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Gruevski është në komunikim të fshehtë me Qeverinë

Shpërndaje

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë. Këtë e pretendon kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung”, e cila transmetohet nga Deutsche Welle.

Sipas tij, Qevrria për të nxjerrë ndryshimet kushtetuese, po përgatit marrëveshje të pista.

“Qeveria planifikon t’i premtojë pandëshkueshmëri penale ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit në Hungari, në mënyrë që ai të mund të kthehet dhe me ndihmën e mbështetësve të tij, të kalojnë ndryshimet kushtetuese në parlament”, theksoi Mickoski.

Megjithatë, ai siguron se planet e qeverisë për përçarjen e partisë nuk do të kalojnë dhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë nëse nuk pranohet kërkesa e tij për zbatim e shtyrë të tyre.

Në intervistë, ai gjithashtu flet për agresionin rus dhe thotë se ai ishte politikani i parë që i tha ambasadorit rus se dënon sulmin rus në Ukrainë.

“Maqedonasit mund ta kuptojnë shumë mirë pozicionin e ukrainasve. Rusët mohojnë identitetin dhe gjuhën ukrainase, siç bëjnë bullgarët me ne,” tha Mickoski.