Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,19 % në raport me vendimin e datës 4.9.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,308 %, te nafta për 3,641 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,940 % dhe te mazuti për 2,280%.

Nga data 12.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)

Nga KRRE kanë vendosur që çmimi i naftës të rritet për 2,5 denarë, konkretisht një litër naftë do të shitet për 83,5 denarë.