“Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra”, Osmani shpalos detaje të marrëdhënieve me Kurtin

Shpërndaje

Osmani duke folur për vështirësitë e institucioneve të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, ka thënë se “nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra”.

Presidentja ka sqaruar se “pajtimi” pastaj arrihet duke mos e shkëputur komunikimin.

“Pajtimi arrihet duke mos e shkëputur komunikimin. Edhe kur nuk pajtohemi, ne vazhdojmë e komunikojmë me njëri-tjetrin.”. – ka thënë Osmani.

Ndryshe, Osmani gjatë ditës së djeshme është takuar me Kryeministrin Rama, e Presidentin Bajram Begaj.