BE fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel për takim këtë javë
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar se BE-ja i ka ftuar për takim këtë javë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për procesin e dialogut.
“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u ftuan në takime në mbështetje të dialogut në margjinat e Këshillit Evropian më vonë këtë javë”, ka thënë Stano për Klankosova.tv.
Presidenti serb tha gjatë ditës së sotme se do të takohen në Bruksel në 2-3 ditët e ardhshme, pa dhënë detaje tjera.