Rusja dhe ukrainasja përballë njëra-tjetrës, mesazhi i fuqishëm që përcjellin për luftën

Shpërndaje

Carina Benko nga Ukraina dhe Elizaveta Biba nga Rusia jetojnë prej vitesh në Tiranë dhe ishin të ftuara këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ky rrëfyen përjetimet e asaj që po ndodh në Ukrainë. Elizaveta thotë se po përjetojnë të njëjtën ndjesi për vëllezërit dhe motrat ukrainase.

“Jemi duke përjetuar këtë situatë të tmerrshme për ukrainasit. Është një turp. Nuk na besohet se kemi arritur në këtë pikë se popujt ishin në ndihmë të njëri-tjetrit, kemi krijuar familje me njëri-tjetrin. Erdha për të treguar se mendjen dhe zemrën e kemi për vëllezërit dhe motrat në Ukrainë. Kërkoj që shqiptarët që të mos gjykojnë rusët që mund të keni rreth jush. Unë personalisht nuk e kam përjetuar.

Në pjesë të Evropës kam lexuar lajme se ka pasur diskriminim. Është e logjikshme që njerëzit të mbushen me emocionalisht pa ditur se çfarë ane mbron ky apo ajo. Unë nuk njoh asnjë që është pro kësaj gjëje. Kam vëllain dhe motrën në Rusi, kanë pasiguri qoftë për punën, jetën sepse nuk dihet se si po zhvillohet kjo situatë. Kam miq dhe në Ukrainë dhe jam e shqetësuar për ata.”, tha Elizaveta.

Edhe pse jeton prej vitesh në Tiranë, Carina thotë se ka shumë familjarë që janë ende në Ukrainë. Ajo thotë se ndihet keq dhe për babain e saj, pasi edhe pse është në moshë, thotë se do të qëndrojë për të mbrojtur vendin nga rusët.

“Njerëzit e parë që më kanë shkruar ishin rusët. I falenderoj shumë të gjithë për fjalët e mira që më kanë thënë. Mua më vjen keq për njerëzit që janë aty se janë frikësuar nuk kanë të drejtë fjale. Ditën e parë që ka ndodhur kjo, ishte ngritur populli. Babai im nuk donte të ikte jashtë. Ia kam kërkuar sepse është dhe në moshë por thotë se është detyra ime që ta mbroj shtetin tim.” , tha ai.

Në fund, ata përcollën dhe një mesazh për paqe. “Dua të them që ta shikojmë njëri-tjetrin si krijesa të Zotit, me të drejta të barabarta për jetën. Unë jam për paqe. Lutemi për njerëzit që janë në Ukrainë që të jenë sa më të sigurt dhe me shëndet. Dhe rusët që janë jashtë vendit, të mos i gjykojmë por jemi në mbështetje të paqes.”, tha Elizaveta. /abcnews.al