Matoshi: Putini ka kërkuar nga Beogradi t’i njeh si shtetet të pavarura Mitrovicën e Veriut dhe Republikën Srpska

Shpërndaje

Ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi, thotë se njerëz të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shtetit serb nga të cilët po kërkojnë që Beogradi të njeh pavarësinë e Mitrovicës së Veriut dhe Republikës Srpska. Megjithatë, Matoshi, nuk beson se këto plane mund të realizohen pasi, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka dijeni për të njejtat.

“Interesi i Rusisë gjithmonë ka qenë që të ketë dalje në detin Adriatik. Ky interes i Rusisë mund të ekzistojë edhe sot. Kam rezervat e mia të komunikimit të Qeverisë serbe që po bën me Federatën ruse dhe me Putinin, ku disa struktura të sigurisë të Federatës ruse kanë qendruar në Beograd dhe janë në komunikim të vazhdueshëm, ku kanë kërkuar nga Republika e Serbisë që të ketë një qendrim më konkret ndaj Republikës Srpska, pse jo edhe që Republika e Serbisë ta njeh si shtet Republikës Srpska dhe njëkohësisht të jep ndikim edhe ndikim edhe në pjesën e Kosovës, respektivisht pjesën veriore të Mitrovicës duke e shpallur ndonjë autonomi që të drejtat e Republikës së Serbisë të jenë të lira për të intervenuar ushtarakisht, si në Bosnjë ashtu edhe në Mitrovicën e Veriut. Por, kjo është e lexueshme nga diplomacia perendimore. Republika e Serbisë është para një transparence për lëvizjet ushtarake që mund t’i bëjë dhe nuk pres ndonjë realizim të këtyre planeve. Por, këto plane kanë qenë në kokën e Daçiqit, Vuçiqit dhe estabilishmentit serb që kanë kërkuar tërë kohën motive për ta destabilizuar Ballkanin si kërkesë e vazhdueshme e forcave ruse që të kenë ndikim në Ballkan”, tha Matoshi.