Erdogani e mori vendimin e rëndësishëm të shumëpritur
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti sot në Asamblenë Kombëtare një projektligj për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, njoftoi presidenca turke.
“Protokolli i pranimit të Suedisë në NATO u nënshkrua më 23 tetor 2023 nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare”, thuhet në postimin e presidencës në platformën X.
Në njoftim nuk jepen detaje të tjera.
Vihet re se Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Anëtarësimi i Finlandës u vulos në prill, duke shënuar një zgjerim historik të bllokut të mbrojtjes perëndimore, por aplikimi i Suedisë u bllokua nga Turqia dhe Hungaria.
Të 31 aleatët e NATO-s duhet të miratojnë anëtarësimin e Suedisë.
Kujtohet se më 13 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte deklaruar se Turqia i konfirmoi Aleancës së Atlantikut të Veriut angazhimin e saj për të ratifikuar pranimin e Suedisë në organizatën ndërkombëtare, siç parashikohej në një marrëveshje të lidhur në samitin e aleancës në Vilnius në korrik.
Në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mbajtur më 11 dhe 12 tetor në Bruksel, u bë presion mbi Hungarinë dhe Turqinë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë sa më shpejt të jetë e mundur, tha një burim i AFP-së për informacionin.