Hamasi është gati për të liruar pengjet. Por ka një kusht

Shpërndaje

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin, raportojnë mediat e huaja.

“Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze”,- tha Sinwar në një deklaratë.

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë u vranë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit më 7 tetor. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar.