Kryeministri Kovaçevski e priti Presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen

Shpërndaje

Në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e shoqëruar nga një delegacion i Komisionit Evropian, ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell albazone.mk.

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetarja i Komisionit Evropian, Von der Leyen, do të kenë takim kokë më kokë, pas së cilës do të ketë takim bilateral të dy delegacioneve.

Tema të diskutimit do të jenë procesi i integrimit evropian të vendit, procesi i shqyrtimit dhe reformat në vend, si dhe prezantimi i Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështje të tjera të hapura të Ballkanit Perëndimor dhe situata në Rajon.

Pas takimit bilateral të delegacioneve, kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Von der Leyen parashihet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.