KUJDES, pamje të rënda! Gazetarit të Al Jezeera i vritet e gjithë familja nga sulmet izraelite, VIDEO bën xhiron e botës

Shpërndaje

Egjithë familja e gazetarit të njohur palestinez Wael Al-Dahdouh është vrarë dje në një sulm ajror izraelit.

Bëhet me dije nga burimet për media se raketa goditi shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Gaza.

Në pamjet e rënda të cilat shpejt kanë bërë xhiron e rrjetit dallohet korrespondenti dhe kreu i redaksisë në Gaza të Al Jazeera, i cili pasi mësoi vdekjen e familjarëve të tij, i bashkohet në spital për t’u dhënë lamtumirën.

Pamjet e gazetarit duke qarë duke mbajtur në krah vajzën e tij të vdekur po bëjnë xhiron e botës. Gazetarja e Al Jazeera-s që dha lajmin në studio është prekur live.