Musk: Starlink do të sigurojë internet për organizatat humanitare në Gaza

Shpërndaje

Pronari i rrjetit social X (ish Twitter) dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, tha se Starlink do të mundësojë internet për organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza.

Këtë informacion Musk e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në këtë rrjet social.

Më herët, kompania Palestineze e Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime celulare në Rripin e Gazës, njoftoi se për shkak të bombardimeve intensive, ka pasur një ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, Musk u siguroi ukrainasve një lidhje interneti përmes satelitit Starlink të SpaceX.