OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se është tmerruar nga sulmi në spitalin al-Ahli të Gazës, në të cilin u vranë qindra njerëz.

Zoti Guterres, i cili po merr pjesë në takimin e nismës “Një Brez, Një Rrugë” në Pekin, bëri thirrje për një “armëpushim humanitar të menjëhershëm” në luftën mes Izraelit dhe militantëve të grupit Hamas në Rripin e Gazës.

Ai i bëri thirrje Hamasit që të “lirojë pa kushte pengjet”, duke iu referuar të paktën 199 njerëzve të rrëmbyer nga militantët palestinezë gjatë sulmit më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.