BotaTop Lajme

OKB: Sulmet ajrore izraelite zhvendosën 200 mijë palestinezë në Gaza

Shpërndaje

Kombete Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se të paktën 200 mijë palestinezë janë zhvendosur në Rripin e Gazës në mes të sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se nga 2.2 milionë banorë në Gaza, të paktën 200 mijë janë zhvendosur pasi kanë ikur nga frika e jetës së tyre ose pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet ajrore.

“Shumica prej tyre po strehohen në shkollat e UNRWA-së (Agjencia e Ndihmës dhe Punës e OKB-së)

Zyra e OKB-së shprehu frikë se numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza do të rritet mes sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe sulmeve me raketa të Hamasit.

Situata u përshkallëzua në Rripin e Gazës pas një sulmi të grupit palestinez Hamas në qytetet izraelite pranë territorit bregdetar. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme masive ajrore në Gaza dhe e vendosi enklavën nën bllokadë të plotë.

Mbi 1.800 njerëz janë vrarë në këtë dhunë, përfshirë të paktën 830 palestinezë dhe 1 mijë izraelitë.

Izraeli gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme situatën tashmë të rëndë humanitare.

Rripi i Gazës, shtëpi e afër 2.2 milionë banorëve, ka qenë i zhytur nën një rrethim izraelit që nga viti 2007.